Parashikimi i motit

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Moti i paqëndrueshëm pritet të mbajë në fillim të kësaj jave. Sipas Prishtina Weather ditët në vazhdim do të shoqërohen me vranësia dhe reshje shiu. Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë për ditën e martë dhe të mërkurë. Tek ditën e enjte pritet të shënojnë rritje temperaturat.

Reshjet nëpër lokalitete do të vazhdojnë edhe të martën gjatë mbrëmjes dhe mëngjesin e ditës së mërkurë, kur edhe pritet të pushojnë. Të martën temperaturat do të mbeten të ulëta, e ditën e mërkurë do të shënojnë rritje.

Nga dita e enjte pritet të mbajë mot me më shumë diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësitë edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut.

23.06.2020 – Freskët, kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu. Në mbrëmje reshje lokale shiu. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intensive. Temperaturat në vise të ulëta 14C deri 19C, e në vise malore 10C deri 14C. Era do të fryj mesatarisht nga veriperëndimi 4-9m/s, e në Dukagjin e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 1.

24.06.2020 – Në mëngjes kryesisht me vranësira, reshjet vazhdojnë lokalisht edhe paradite. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 24C, e vise malore 11C deri 18C. Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 2=6m/s. Indeksi UV: 8.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme