Parashikimi i motit

Prishtinë | 30 Pri 2017 | 09:22 | Nga

Sot do të ketë mot më të freskët, kryesisht me vranësira, dhe me reshje të dobëta shiu, të cilat do të vazhdojnë nëpër lokalitete edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët, e gjatë orëve të pasdites priten edhe riga lokale shiu, të hënën të shoqëruara edhe me bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, me minimale që do të zbresin deri në 6C, e maksimalet në 15C. Në fillim të javës, minimalet do të luhaten nga 7C deri në 8C, e ato maksimale nga 19C deri në 22C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do luhatet rreth vlerave normale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme