Parashikimi i motit

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 08:45 | Nga

Vendi ynë do të mbetet sërish në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve teë pasdites vranësirat do të jenë disi më të dendura duke u shtirë në pjesën më të madhe të vendin me përjashtim të zonave jugore të cilat do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët.

Edhe gjatë natës, kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë valëzim të ulët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme