Parashikimi i motit gjatë vikendit

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Vendi këto ditë po përballet me temperatura të ulëta dhe net të ftohta.

Mirëpo, reshjet e borës, nuk pritet të zgjasin, sepse me masa të ftohta ajrore, do të shtrihen edhe fusha anticiklonike, që ditën e premte do të favorizojnë edhe kthjellime.

30.11 – Mot i ftohtë, në mëngjes me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

1.12-2.12 – Në fundjavë, mot i ftohtë, të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vranësira. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme, nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -7C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1C deri në +2C, e në fundjavë do të rriten deri në +5C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme