Parashikimi i motit: Këto janë temperaturat

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, ndërsa dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme