Parashikimi i motit për ditën e premte dhe të shtune

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Ndërkaq dita e shtune parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme