Parashikimi i motit për ditën e sotme

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët.

Ndryshe nga mëngjesi që lamë pas, ky mëngjes do të jetë i kthjellet dhe me diell, duke vazhduar me po të njëjtat kthjellime gjatë tërë ditës.

Temperatura minimale pritet të jetë 2 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 12 gradë Celcius.

Shtypja atmosferike do të mbetet në vlera normale 1029mb, e deri në fillim të javës së ardhshme do të mbesë në këto vlera.

Të ngjashme