Parashikimi i motit për ditët në vijim

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weatherka njoftuar se deri në fundjavë mbetet mot i qëndrueshëm, me temperatura në rritje nga dita e premte. Nga e diela priten edhe reshje shiu.

Në ditët vijuese, do të dominojnë periudhat e qetësisë, që mbajnë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Gjatë ditës kur do të ketë qarkullim të mirë ajror, ndotësit shpërndahen, e vende-vende vlerat e indeksit do të kalojnë në të pranueshme.

23.12 – Ftohtë, kryesisht me diell e ngrica në mëngjes. Në mbrëmje me vransira kalimtare.

24.12 – Pjesërisht vranët.

25.12 – Vransira, e ditën intervale me diell.

26.12 – Kryesisht me vranira, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

27.12 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga -6C rriten në 1C të shtunën e 5C ditën e hënë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 8C të premten, e në fundjavë deri në 11C.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet në vlera të larta, e nga fundjava në rënie graduale në vlera normale.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Enj, 23.12 Pre, Pre,24.12 Sht, 25.12 Die,26.12 Hen, 27.12 10°1° 5 8 Era: 1-3m/s Shtypja: 1029mb Lageshtia: 56% UVI: 6 Era: 2-5m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: 65% UVI: 2 Era: 4-8m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: 64% UVI: AQI PM2.5 40 Era: 2-6m/s Shtypja: 101 5mb Lageshtia: 62% UVI: AQI PM2.5: 10/30 Era: Era:3-8m/s Shtypja: 101 1012mb Lageshtia: 72% UVI: 0 AQI PM2.5: 10/30 Parashikimi mẽ: 22.12.2021 Prishtina Weather"
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme