Parashikimi i motit për dy ditë

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme