Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët në vijim do të ketë ngritje të temperaturave.

Sipas njoftimit temperaturat maksimale do të jenë 9-12 gradë celsius teksa ato minimale -3-0 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, më të përqendruara rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme