Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti gjatë dy ditëve në vijim do të jetë me temperatura të larta.

Sipas njoftimit, të mërkurën pritet të jetë ditë më e nxehtë me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie maksimale për 3 deri në 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat pritet të mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

“Nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Ceslius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në anën tjetër, këshillat e IKSHPK-së që qytetarët të mos ekspozohen në diell nga ora 9-18, mbesin ende në fuqi.

Të ngjashme