Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 3-7 gradë celsius, teksa ato maksimale në mes të 21-25 gradë.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuara dhe do të jenë tipike vjeshtore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme