Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Reshje lokale shiu mund të ketë në disa pjesë të vendit, duke pësuar pastaj me kthjellime dhe rënie të temperaturave në ditët vijuese.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Të ngjashme