Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në dy ditët e ardhshme pritet të ketë përmirësime.

Pas reshjeve të shiut moti do të përmirësohet, dhe temperaturat do të ngriten.

“Pas këtyre reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm. Vranësirat do të ç’vendosen drejt lindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme