Parashikimi i motit për fundjavë

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Në fundjavë pritet të moti të jetë me vranësi dhe mundësi reshje. Ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka paralajmëruar “Prishtina Weather”.

Njoftimi i plotë:

Në fundjavë kryesisht me vransira.  Mundësi për reshje lokale shiu, në vise malore borë.  Të martën priten kthjellime, ultësirave mundësi për mjegull.

11.12.2020 – Ciklonet nga Atlantiku që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë vazhdojnë të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me vransira e mundësi edhe për reshje lokale shiu, në ditët e fundjavës.  Në vise malore priten edhe reshje bore.  Nga e diela masa më të ftohta ajrore nga Europa qëndrore pritet të depërtojnë mbi vend e që zbresin lehtë temperaturat ditën e diel dhe të hënë.

Fusha anticiklonike nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon nga mesi i javës së ardhshme, që sjellin mot më stabil dhe kryesisht me diell.  Temperaturat do të shënojnë rritje.  Mirëpo nëpër ultësira paraqiten mundësi për formim të mjegullës orëve të mëngjesit, e nën këto kushte temperaturat mund të mbeten më të ulëta në këto pjesë. 

Ditën e shtunë koncentrimi i ndotësve ajror mbetet i rritur, ku indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  Nga dita e diel parashihet të fryjë erë veriore, që pritet të shpërndajë ndotësit, e indeksi do të zbres në vlera mesatare, por edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira. 

12.12 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull ose mjegullinë. 

13.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

14.12 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.

15.12 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.

16.12 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.  Vende-vende mjegulla mund të mbetet edhe përgjatë ditës. 

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 3C, e maksimalet zbresin deri në 5C në fundjavë, e nga e marta sërish në rritje.

Të shtunën do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, e nga e diela mesatare nga verilindja 5-12m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale ditën e shtunë, e më pas gradualisht në rritje, lartë edhe mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme