Parashikimi i motit për javën e fundit të vitit

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e fundit e dhjetorit dhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme