Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Fundjava me mot të ngrohtë dhe të ndryshueshëm, diell dhe vranësira, mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

Datat:

6.06 – Ngrohtë, intervale me vransira dhe diell.  Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

7.06 – Ngrohtë, vransira dhe diell.  Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

8.06 – Ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.  Pasdite mundësi për reshje lokale shiu rreth viseve malore.

9.06 – Ngrohtë, pjesërisht vranët.  Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

10.06 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite rreth viseve malore zhvillime të vransirave lokale me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri 13C, e maksimalet nga 25C deri 28C.

Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja dhe jugperëndimi 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet pak nën vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme