Parashikimi i motit për këtë javë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 07:13 | Nga Ekonomia Online

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se mëngjesi i ditës së sotme do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme