Parashikimi i motit për këtë javë

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezentë ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuajse me të njëjta vlera termike edhe gjatë së hënës dhe së martës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se nga dita e martë përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende-vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10:00-17:00, ose të përdorim masat mbrojtëse.

Të ngjashme