Parashikimi i motit për këtë javë

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Kjo javë do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat nga dita e enjte parashihen të dendësohen dhe si rezultatet i këtyre proceseve fizike pritet të ketë reshje lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s”, njofton IHMK.

Të ngjashme