Parashikimi i motit për ketë javë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Java në vijim me mot stabil dhe pa të reshura. Mëngjeset e ftohta, me mjegull përgjatë ultësirave, ditën me diell. Temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare.

Përgjatë javës së dytë të muajit nëntor rajoni ynë do të jetë nën dominimin e fushave anticiklonike të pozicionuara në lindje të kontinentit. Parashihet të mbajë mot stabil, pa të reshura, kryesisht me kthjellime dhe diell. Orëve të mëngjesit mot i ftohtë, nëpër ultësira me mjegull ose vransira të ulëta. Vende-vende priten mundësi edhe për ngrica të lehta.

Mjegulla nëpër ultësira mund të mbetet më gjatë, edhe orëve të mesditës.
Temperaturat maksimale nga dita e martë do të pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.

Moti i qëndrueshëm, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe nën kushtet e një inversioni termik, do të rrisë koncentrimin e ndotësve ajror përgjatë shtresave të ulëta të atmosferës. Në ditët e ardhshme vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të jenë në rritje kur do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme. Gjatë ditës vende-vende zbresin edhe në vlera mesatare.

9.11 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mjegull viseve të ulëta, gjatë ditës kryesisht me diell dhe më butë.
10.11 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes ftohtë, në vise të ulëta mjegull.
11.11 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave mjegull/vransira të ulëta. Ditën intervale me diell.
12.11 – Mëngjesi i ftohtë, përgjatë ultësirave mjegull. Ditën kryesisht me diell.
13.11 – Orëve të mëngjesit më ftohtë, përgjatë ultësirave me mjegull/vransira të ulëta. Ditën kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri 2C, e maksimalet nga 15C, ditën e hënë, do të zbresin në 12C deri 13C.
Era do të fryj kryesisht nga verilindja, e lehtë 1-4m/s, të martën deri në 7m/s.
Shtypja atmosferike nga e diela në rënie të lehtë por mbetet mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme