Parashikimi i motit për nesër

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Parashikimi i motit për nesër sipas Prishtina Weather.

29.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë. Pasdite përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

30.04 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Herë herë me vransira kalimtare.

1.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

2.05 – Mbetet shumë ngrohtë, me vransira, erë dhe diell.

3.05 – Ngrohtë dhe me erë, vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri 14C, e maksimalet do të shënojnë rritje deri në 27C e 28C ditën e premte dhe të shtunë. Të hënën në rënie të lehtë në 22C deri 23C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga nga jugperëndimi 5-14m/s, e ditën e diel dhe të hënë me hove edhe deri në 18m/s.
Shtypja atmosferike në përgjithësi luhatet përreth vlerave normale, ditën e diel me një tendencë të rënies.

Të ngjashme