Parashikimi i motit për pesë ditë, ja deri kur do të ketë reshje shiu

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell. Shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik.

Të ngjashme