Parashikimi i motit për pesë ditë

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 16:26 | Nga

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Në viset malore do të ketë vetëm reshje të borës, raporton Ekonomia Online.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënje, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme