Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të Lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Të ngjashme