Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike me ditët e kaluara do të vijoj edhe për ditën e sotme.

IHK njofton se kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme