Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike do të mbetet stabile. Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme