Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale dielli.

Sipas IHMK-së në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu.

“Moti për dy ditë 21-22.04.2021-Do të mbajë mot i vranët e me intervale diell ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme