Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Sot mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell. Temperaturat në rënie të lehtë.

Sipas Prishtina Weather ditëve në vijim, mbi vend do të kemi mot më të qëndrueshëm, që sjell kthjellime dhe diell, e rrymimet më të freskëta ajrore që depërtojnë nga veriu i kontinentit zbresin lehtazi temperaturat afër vlerave mesatare.

Orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vranësirave, por pa mundësi për të reshura.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Patjetër që në këto ditë të kthjellëta, indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, prandaj preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

12.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

13.08 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell.

14.08 – Kryesisht me diell.

15.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.08 – Shumë nxehtë, e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet zbresin në 31C e 32C, e tek nga dita e hënë shënojnë rritej deri në 35C

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-10m/s, ditën e enjte me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet mbi vlera normale.

Të ngjashme