Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

ot në vend do të ketë reshje lokale bore në orët e mëngjesit, ndërsa në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore, e vende-vende edhe shi i akullt.

Në fundjavë një vorbull ciklonike nga Atlantiku pritet të depërtojë në jug të rajonit, ku pritet të sjellë sërish mundësi për reshje shiu, të cilat ditën e diel mund të shndërrohen edhe në reshje bore.

Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e një moti më dinamik në fundjavë, ka mundësi që të zbresin edhe në të mira.

Temperaturat e ajrit në përgjithësi do të luhaten ndërmjet vlerave mesatare, me minimale nga -7C deri në +2 gradë Celsius, e ato maksimale nga 4 deri në 6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-10m/s. Shtypja atmosferike, mbetet e lartë mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme