Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë së premtes dhe të shtunës në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Kështu bëhet e ditur nga parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

IHK parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme