Parashikimi i motit për të dielën

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme në vendin tonë.

Ata kanë thënë se do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.

Të ngjashme