Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se këtë të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi dhe me temperatura minimale të cilat do të të lëvizin ndërmjet –2 deri 1 gradë celsius.

Moti i njëjtë do të mbajë edhe të dielën, sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë celsius.

NJofitmi i plotë:

-Të shtunen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe
me shi. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet –2 deri 1gradë
Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-
8gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-
5m/s.

-Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius,
ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë
Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe
veriperendimit.

Të ngjashme