Parashikimi i motit për vikend nga IHMK

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 15:12 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

 Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull e cila vende-vende mund të jetë e dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -16C deri -10C Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 C Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare.

 Trashësia mesatare e borës në viset e ulëta u regjistrua nga 35-40 cm, kurse në viset malore nga 80-120 cm.

   

Të ngjashme