Parashikimi i motit, priten reshje shiu

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Parashikimi i motit: Priten vranësira dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërkaq, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme