Parashikimi i motit, rikthehen reshjet e borës

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin, për sot dhe ditën e nesërme. IHMK njofton se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme