Parashikimi i motit, vranët dhe me shi

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot i ngjashëm me ditët kaluara por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Të ngjashme