Parashikimi i NASA-s: 2020 mund të jetë viti më i nxehtë i të gjitha kohërave

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët shprehen se, viti 2020 mund të jetë viti më i nxehtë në histori. Edhe nëse nuk ndodh kjo, me siguri do të jetë mes 5 viteve më nxehta të të gjitha kohërave.

Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se 10 vitet që përfundojnë në fund të vitit 2019 janë 10 vitet më të nxehta në historinë botërore.

Por duket se planeti ynë do të vazhdojë të vendosë një rekord të temperaturës në vitin 2020. Sipas asaj që raporton gazeta britanike “The Guardian”, viti 2020 mund të jetë viti më i nxehtë i matur deri më tani.

Sipas studimit të kryer nga Gavin Schmidt, Drejtor i Institutit të Studimeve Hapësinore të NASA-s, probabiliteti që kjo gjë të ndodhë është 60 përqind.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga Zyra Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), u nënvizua se probabiliteti është 75 përqind.

Edhe nëse viti 2020 nuk është viti më i nxehtë, ai konsiderohet të jetë një nga 5 vitet më të nxehta që ka parë ndonjëherë njerëzimi dhe probabiliteti është 99 përqind.

Sipas raportit, një nga vendet që do të preket më shumë nga kjo situatë dhe që lidhet me shkrirjen e akullnajave është Britania e Madhe. /A.R, Syri.net

NDRYSHIMI I BOTËS NË 137 VJET SIPAS NASA-S:

Në periudhën e kaluar, NASA publikoi materiale që tregojnë ndryshimin nga 1880 në ditët e sotme për të zbuluar shtrirjen e rrezikut.

Të ngjashme