Parashikimi i motit deri në fund të muajit

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 08:01 | Nga

I nxehti afrikan nuk është larguar ende nga vendi. Në pesë ditët e ardhshme, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale gjatë dy ditëve të fundit, vende-vende zbritën edhe në vlera njëshifrore, deri në 7C. Në ditët e ardhshme temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje në të dy vlerat. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 14C, e ato maksimale nga 26C deri në 33C.

Era do të fryejë lehtë nga verilindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

Sipas Prishtina Weather, muaji gusht do të mbyllet me temperatura të larta gjatë ditës, por nga mbrëmja dhe në mëngjes do të jenë të ulëta. I nxehti rikthehet sërish në datat 25 deri në fund të muajit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme