Parashikimi i motit gjatë vikendit

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:49 | Nga

Gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm. Sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar.

Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 8-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme