Parashikimi i motit gjatë vikendit

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 15:43 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se pas kësaj periudhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë gjatë fundjavës do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë, të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu dhe vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

Reshjet e shiut pak sa ma të theksuara parashihen ditën e diele por që edhe të shtunën pasdite do të ketë reshje lokale. Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë.

Temperaturat maksimale do të ulën për 4-7 gradë Celsius. Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme