Parashikimi i motit për fundjavë

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:57 | Nga

Gjatë fundjavës në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesëshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.

Sipas Intitutit Hidrometeoroligjik të Kosovës temperaturat do t֝ë ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.

“Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike , ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.”, bën të ditur IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme