Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 08:16 | Nga

Gjykuar sipas ecurive sinoptike edhe kjo javë do të fillojë me mot të kthjellët e me vapë.

Sot, parashihet të kemi një ditë me mot të kthjellët e me vapë, kështu temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 16 e 18 gradë celsius, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 35 gradë celsius.

Në orët e mbrëmjes mund të ketë vranësira kalimtare të cilat do të përcillen me bubullimë.

Të martën, po ashtu, pritet të mbajë mot i kthjellët e me vapë. Temperaturat do të sillën në mes 18 e 36 gradë celsius.

Mot i kthjellët e me vapë, parashihet të mbajë deri nga fundi i kësaj jave, kur pritet depërtim i rrymave të freskëta ajrore që do të sjellin edhe uljen e temperaturave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme