Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 08:12 | Nga

Kthjellimet vijojnë ndikimin e tyre në zonat Jugore dhe Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në Veri të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat Veriore dhe Lindore. Në të njëjtat kushte atmosferike vendi karakterizohet në mbrëmje dhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që maksimumi territorial të ngjitet shumë pranë 28°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme