Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 08:40 | Nga

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales nga sot do të zbresë nën vlerat e normales me çka pritet ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë.

Erërat e fuqishme dhe reshjet e bores sipas IHMK-së do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme.

Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.

Gjatë kësaj periudhe temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veri-perëndimit me shpejtësi mbi 13m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme