Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 18:33 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit që do të mbajë për vikend.

Parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat të shtunën do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Të dielën do të ketë ngritje të lehta të vlerave të maksimaleve. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme