Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 19:41 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të vikendit, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm: të shtunën me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa të dielën kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme