Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 15:22 | Nga

Ka ndryshuar situata sinoptike, kështu që gjatë vikendit, kryesisht pasditen e së shtunës dhe ditën e diell parashihet të ketë ç’rregullim në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe vende-vende  do të krijohen kushte për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme