Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 17:29 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të mbretërojë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, derisa të njëjtat në viset malore do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-24 gradë Celsius të shtunën dhe 25-27 gradë Celsius ditën e diel.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut  dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme