Parlamenti e Komuna e Prishtinës pa marrëveshje për investime në sheshin “Adem Jashari”

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 08:36 | Nga

Sheshi “Adem Jashari”, i cili gjendet midis objekteve të 2 institucioneve më të larta qendrore dhe komunale, Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, paralajmërohet se do të rregullohet këtë pranverë, ani pse të dyja këto institucione s’kanë definuar asgjë rreth investimit.

I lënë prej vitesh në gjendje të mjerueshme, hapësira e këtij sheshi që gjendet në qendër të qytetit, është shkatërruar tej mase dhe po reflekton imazh të keq për Prishtinën, ndërsa, që të dyja institucionet kanë hise në pronësinë e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhe ndonëse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati paralajmëruar që prej 3 vjetësh rregullimin e tij, kjo gjë ende nuk ka ndodhur, meqë Parlamenti i Kosovës dhe Komuna nuk kanë definuar marrëveshjen për investime në të.

Tashti, drejtues të Parlamentit kanë thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka përtëritur më nismën për rregullimin e këtij sheshi, meqë një e këtillë e nisur para dy vjetësh ka mbetur “stand by” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme